Bashkëshortja e presidentit të Ukrainës Olena Zelenska, ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Këtë e ka bërë me dije zyra e shtypit të presidencës ukrainase, duke thënë se ajo nuk ka shfaqur simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore por megjithatë ajo po rri e izoluar larg fëmijëve dhe presidentit.
Ndërkohë, Presidenti dhe fëmijët u testuan por që fatmirësisht kanë rezultuar negativë. Ukraina aktualisht ka mbi 29,700 raste pozitive me koronavirus.
Kujtojmë se ditën e djeshme presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ishte gjobitur për shkak se kishte shkelur rregullat e karantinës pasi ai kishte dalë në kafe me shokët duke mos respektuar rregullat e distancimit social. Vetë presidenti ka thënë se do donte të infektohet për që kjo nuk ka ndodhur.
Megjithëse ende nuk dihet se nga është infektuar bashkëshortja e tij pasi ky i fundit ka rezultuar negativ.
g.kosovari