Katër burra shqiptarë janë në kërkim nga policia britanike në lidhje me një vrasje në veri-lindje të Anglisë.
Trupi i Hemawand Ali Hussain u gjet në Hartlepool, të dielën, 15 shtator 2019.
30-vjeçari, i cili shërbeu si snajperist në forcat ushtarake kurdë të Peshmergave në Irakun e Veriut kundër Isis, pësoi një plagë vdekjeprurëse nga një armë zjarri. një plagë me armë zjarri.
Katër burra janë akuzuar për vrasjen e tij dhe do të paraqiten në gjykatë në tetor.
Tani policia po bën apel për të gjetur edhe katër burra të tjerë, që besohet të jenë shqiptarë, në lidhje me vrasjen.
Ata janë: Sajmir Dodoveci, Daniel (i njohur edhe si Dardan) Kadiu, Eugert Merizaj dhe Armando Marku, të cilët kanë jetuar kryesisht në Lancashire.
Hetimet e fundit sugjerojnë që ata janë aktualisht në Veri-Perëndim.
Policia britanike bën apel për të gjithë ata që kanë informacion ta paraqesin atë në polici.
Armando Marku, Daniel Kaidu ( i njohur edhe si Dardan Kadiu), dhe Eugert Merizaj