“Kemi kërkuar zëvendësimin e zonjës Hajdari si bashkëkryetare e Këshillit Politik, dhe zëvendësuesi do të jetë Mylym Murrizi”, kështu është shprehur deputeti Murrizi pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar.
Gjithashtu 29 deputetë të opozitës së depozituan sot në Kuvend një draft për rishikimin e Kushtetutës, konkretisht të dy neneve të saj.
Ky fakt u bë i ditur nga deputeti Murrizi, i cili në një prononcim për mediat tha se bëhet fjalë për nenin që flet për listat e hapura dhe për zonat zgjedhore.
“Jam sot këtu që të shpreh para jush që 29 deputetët të opozitës së parlamentit shqiptar, në mënyrë institucionale, propozojmë rishikim të Kushtetutës për nenin 68 për hapjen e listave dhe nenin 74 për zonat zgjedhore. Mirëpresim maxhorancën dhe faktorin politik shqiptar për të diskutuar këtë reformë zgjedhore. Kodi zgjedhor është njëra anë, që do i jepte mundësi shqiptarëve për lista të hapura. Drafti që sot depozituam në Kuvend, që dhe ia vumë në dispozicion atij, parashikon hapjen e listave, që të ndryshojnë ato dy nene. Nisma jonë buron nga ndryshimi i kushtetutës. Pragu elektoral, koalicionet parazgjedhore apo pas zgjedhore. Nuk është shkarkim (propozimi per zevendesimin e Rudina Hajdarit). Ne kemi protokolluar një kërkesë, që të zëvendësohet bashkëkryetarja. Ju e keni qejf fjalën shkarkim, se jeni mesuar me largime, shkarkime. Kemi propozuar që në vend të Hajdarit, të jetë zoti Myslim Murrizi.”, -tha Murrizi.
Para mediave foli edhe ligjvënësi opozitar, Nimet Musai. “E rëndësishme është që forcat politike të kenë peshën e tyre politike. Që pas këtyre zgjedhjeve përbërja e qeverisjes të jetë më e mirë”, pohoi ai.
Ndërkohë, Edmond Stojku tha se edhe emrat e atyre deputetëve që do të firmosin për ndryshimin e Reformës Zgjedhore do të mbahen mend. “Në 100 vitet e shtetit shqiptar kemi firmëtarët e pavarësisë. Historia do të mbajë mendje dhe do të shënojë emrat e këtyre firmëtarëve të këtij Kuvendi që do të firmosin për reformën zgjedhore. Që pushteti të jetë në dorë të këtij kombi dhe të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.”, tha ai.
/e.rr