Ralf Gjoni pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar tha se opozita parlamentare do i shkojë deri në fund kërkesës së saj për ndryshimin e sistemit dhe listave të hapura dhe se pa u plotësuar këto dy kërkesa nuk do të ketë asnjë votim në parlament.
“Kam shprehur opinionin tim për zgjedhoren që këshilli politik është një entitet ekstra institucionale dhe kushtetuese dhe nuk mund ta marrim dot parasysh në këtë komision. Shteti funksionon përmes komisioneve dhe procedurave , dhe ato nuk zhvillohen në këshill. Kemi dy objekte, e para trajtimi i të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it dhe i dyti ndryshimi e sistemit zgjedhor. Jam propozues zyrtarisht në ndryhsimet e sistemit dhe hapjen e listave. Do i qëndrojmë deri në fund ndryshimit të sistemit dhe mazhoranca të bie dakord për hapjen e listave elektorale, përndryshe nuk do të ketë dakordësi . Pa lista të hapura nuk ka asnjë votim në parlament.
Kjo kërkesë, kjo aspiratë e shqiptarëve nuk është trajtuar në këshillin politik. Para atyre 50 firmave nuk mund të vendos firmat në këshillin politik.
Këta deputetë janë shumë më seriozë se deputetët që ishin. Brenda 1 viti kemi treguar se kemi ndryshuar gjithë rrjedhën e debatit”, tha Gjoni.
/e.rr