Nderkohe qe rritet numri i rasteve te reja me koronavirus, por sot me i ulet se rekordi i nje dite me pare, me 44 te prekur, ka edhe lajme te mira.
Ministria e Shendetesise raportoi sot se “Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19”.
Sipas te dhenave te fundit rezultojne te sheruar gjate 24 oreve, 33 qytetarë, duke e cuar totalin e personave qe e munden semundjen ne 1034.
Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 199
Shkodër 45
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 15
Pukë 7
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 3
Mat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Por rritja e rasteve te reja ditore qe krijoi shqetesim real per gjendjen e koronavirusit ne vend u pasua edhe me nje shtim te ndjeshem te shtrimeve ne Infektiv.
Por ne krahesim me nje dite me pare, sot numri ka shenuar nje ulje te vogel. Ministria e Shendetesise raportoi sot se “Aktualisht në spitalin infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e nisi komunikimin sot me një thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë popullatën.
g.kosovari