Numri i të infektuarve me koronavirus në botë, i ka kaluar 7.5 milionë raste.
Mëngjesin e kësaj të premteje numërohen 7,600.261 të infektuar në të gjithë botën.
Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 423.869, ndërsa i shtrimeve në spital në 3.843.313.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të goditura nga pandemia me 2.089.825 raste dhe 116.035 viktima.
Në vendin e dytë renditet Brazili me 805.649 të infektuar dhe 41.058 viktima.
Më tej vjen Rusia me 502.436 raste dhe 6.532 të vdekur, e ndjekur nga India me 298.283 infektime dhe 8.501 viktima.
Në vendin e pestë renditet Britania e Madhe me 291.409 të prekur dhe 41.279 viktima, për të vijuar me Spanjën me 289.787 infektime dhe 27.136 të vdekur.
Italia renditet në vendin e shtatë për numrin e infektimeve me Covid-19, me 236.142 raste dhe 34.167 viktima.
Ndërkohë parë Organizata Botërore e Shëndetit u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente.
g.kosovari