Një atentat me pasojë vrasjen e një shtetasi ka tronditur Tiranën mbrëmjen e së enjtes.
Mësohet se persona të maskuar dhe të pajisur me armë me silenciator kanë qëlluar në drejtim të një makine, duke lënë të vdekur në vend drejtuesin e saj.
Viktima është Hekuran Billa, rreth 40 vjeç. Ai mendohet se kishte kryer një vrasje jashtë vendit rreth 14 vite më parë.
Billa u gjet i pajetë në makinën e tij me targa AA888OH, ndërsa forca të shumta ndodhen në vendin e ngjarjes.