Një polic është dhunuar në rrugë, në Britaninë e Madhe.
Fotot në fakt tregojnë dy efektivë të përfshirë në një incident në Hackney të Londrës, ku njëri prej tyre ka përfunduar në trotuar.
Kalimtarët e rastit nuk u shqetësuan aspak por filluan të bënin foto selfie.
10 efektivë mbërritën më pas në vendngjarje, ku arrestuan dy persona, njërin 20 dhe tjetrin 38 vjeç.
Autoritetet e kanë quajtur incidentin të neveritshëm, duke kujtuar se policët po bënin thjesht detyrën e tyre duke asistuar publikun.