11 Qershor- Dr. Eugena Tomini, ka deklaruar se COVID-19 nuk e ka ulur fuqinë e transmetueshmërisë ndaj dhe kujdesi i qytetarëve për zbatimin e masave të distancimit social, kushteve të higjenës dhe vendosjen e maskave në ambientet e mbyllura duhet të zbatohen me përpikmëri.
” Ka një trend në rritje në këto 7, 8 ditë gjë që ishte e pritshme pas lehtësimet të masave. Kjo ndodh sepse kemi një zbehje të ndërgjegjësimit. Ndoshta elementet e karantinës, elementet e distancimit fizik sollën këtë situatë. Rastet që janë të hospitalizuar po monitorohen nga mjekët, por nuk ka asnjë të dhënë që tregon se është ulur transmetueshmëria e virusit”, tha Tomini.
Duke bërë apel për rritje të ndërgjegjësimit, në një prononcim për median, ekspertja e ISHP, u shpreh se rritja e numrit të rasteve ishte e pritshme pas lehtësimit të masave dhe tashmë çdo gjë është në dorë të qytetarëve dhe institucioneve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në mënyrë që sëbashku të minimizojmë përhapjen e COVID-19.
“I bëjmë thirrje qyterarëve që ne nuk kemi për qëllim izolimin, por ndërgjegjesimin që ta kalojmë këtë virus. Të respektojnë masat e distancimit social, të respektojnë masat e higjenës dhe vendosjen e maskave. Përdorimi i maskës nëse nuk kemi brenda ambienteve të mbyllura kushte për të zbatuar distancimin, maska rekomadohet. Maska ka disa kritere, është kriter i domosdoshëm për qendrat tregëtare dhe gjithë ambientet e mbyllura”, tha Tomini.
Tomini theksoi se paravrësisht rasteve të ritura ditët e fundit me COVID-19, në kopshte dhe çerdhe nuk kemi raste pozitive në moshën fëminore. Sa i përket hapjes së transportit publik Tomini tha se do të bëhet mbi zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe asnjë qytetarë nuk do të lejohet të udhëtojë pa maskë.
/e.rr