Arkeologu Neritan Ceka akuzon se po përgatitet vjedhja e Bylisit.
I ftuar në Rtv Ora, Ceka tha se në këtë projekt janë të implikuar Instituti i Monumenteve dhe delegacioni i BE në Tiranë, që sipas tij, prej tre vitesh kanë nisur punën për të ndryshuar ligjin për Monumentet e Kulturës, që u jep mundësi fondacioneve për ti administruar.
Ceka: Më shqetëson që para Sgarbit ka shkuar drejtori i Koperacionit Italian dhe këtë e ka publikuar i njëjti site. Kjo lidhet me një pregatitje për ta vjedhur Bylisin, jo emrin. Instituti i Monumenteve ka tre vjet që në bashkëpunim me delegacionin europian të Sorecës dhe një specialiste që pretendon se vjen nga PD po përgatiten të ndryshojnë ligjin.
Delegacioni i BE ka ndërhyrë te ligji për Monumentet e Kulturës për të futur një nen që u jep mundësi fondacioneve për të administruar. Kanë ngritur një fondacion Emilia Romana.E dimë kush është. Ky fondacion është përgatitur për të marrë këto 6 milion.
Kanë kompaninë italiane, Ministrinë e Kulturës, delegacionin e Sorecës. Ky ose është naiv. Në strehën e tij kanë bërë gjithë këtë marifet për të sjellë 6 milion euro në Bylis, kanë përjashtuar specialistë shqiptarë.
Ky projekt është shkatërrimtar, bëhet nga njerëz që nuk e njohin Bylisin. Do të kesh një libër që Bylisi është grek.
Për Cekën, kjo çështje është thjesht biznes dhe se e kupton shumë mirë edhe Britaninë e Madhe që u shkëput nga kjo BE. Ai tha se këto para dhe ky projekt, duhej fituar nga ai dhe koleget e vet.
Ceka: Këtë nen e ka bërë zyra e Sorecës në bashkëpunim me Koperacionin Italian, i kemi provat. Nëse duan të bëjnë diçka të marrin Lezhën, kemi punuar por jemi në fillim.
Ta marrë një fondacion dhe të punojë por jo atë që kemi bërë gati. Kemi punuar 40 vjet në Bylis, hemi harxhuar mbi 10 milion euro. Nuk më mbetet qejfi që më heqin mua, por po heqin brezin e ri që punon.
Këtyre kur u shkon me firma ndërtimi dhe i thua çfarë është e jotja, çfarë është e imja, këta janë gati. Si politikan jam shumë, pro europianist por me delagacione të tilla që merren me biznes, është një Europë që i ka ardhur fundi.
E kuptoj se pse ka ikur Anglia. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me këtë rracë europianësh dhe do të jem i gëzuar ditën që do të futemi në Europë që ky delegacion do të zhduket nga Shqipëria.
Ceka reagoi dhe ndaj deklaratave te Sgarbit per Bylisin.
Neritan Ceka: Përgjigjen më të mirë ja ka dhënë një studente, që Bylisi dhe Iliria kurrë nuk kanë qenë të pushtuar nga Greqia. Kështu që teza e Sgarbit që Bylisi dhe teatri i tij është ndërtuar në kohën e pushtimit grek të Ilirisë është një fantazi që tregon për boshllëqe të mëdha në kulturën e vetë atij.Ky argument është bërë “mish për qentë”, është kapur menjëherë nga nacionalistë grekë të cilët kanë botuar harta ku e fusin dhe Bylisin si pjesë e Vorio Epirit. Arkeologjia nuk merret me këto gjëra.
Por nga i lindi kjo ide Sgarbit sipas tij?
Ceka: Kjo është fasule ha, fasule mollois. Interesi ka qenë për të bërë vetëm reklama për Shqipërinë, ai duhet të mbronte teatrin italian që u prish. Një njeri që vjen me gojë të mbyllur dhe thotë gjëra që nuk ja ka kërkuar njeri. Vjen në një vend ku liria e fjalës është e kufizuar, një të huaji i thotë të thotë ato gjëra që i pëlqejnë qeverisë, vjen dhe thotë një marrëzi të vërtetë.
Bylisi është i Ilirisë. Problemi jonë nuk është që thotë është grek apo nuk është grek. Por i ardhur me aereolat e qeverisë shqiptare… Ky do të na heqë ato që janë pjesë e kulturës, nëse heqim kisha bizantine se kanë qenë grekë, heqim gjithë xhamitë se kanë qenë turke. Teatër ka dhe Klosi, Dimali, ka dhe Sgërdheshi.Ne na vendosin në një kontekst të tillë që çfarë është kulturë nuk është e shqiptarëve dhe çfarë është përrua dhe greminë është e shqiptarëve.
Ceka kritik është me institucionet shqiptare, veçanërisht me Ministrinë e Kulturës.
Neritan Ceka: Që vjen Sgarbi dhe hap krahët dhe na tregon ne arat, këto kanë qenë arat e grekëve kur këto janë arat e ilirëve, kultura është e ilirëve. Pronari i lokalit ku ka ngrënë qepë, hudhra e gjizë me këta gjizëngrënësit tanë e rakipirësit dhe nuk e hap për ta parë sa e sheh që është Neritan Ceka dhe Skënder Muçaj se mendon se ky është shoku i këtyre rakipirësve. Mund ta thotë Sgarbi por Ministria e Kulturës nuk mund ta vërë këtë shprehje në një site zyrtar. Sot le ta hapin dhe do ta gjejnë akoma edhe pas këtyre diskutimeve dhe revoltave që ka ngjallur te një pjesë e shqiptarëve.
g.kosovari