Futbollisti i Bylisit, Eridon Qardaku, shënoi lojtarin e parë në futbollin shqiptar të prekur me koronavirus.
Por ndërsa pak ditë më parë testi i dytë doli negativ, vjen përgjigja edhe për të tretin.
Ekipii i Bylisit ka njoftuar se futbollisti shkodran ka dalë negativ, duke e mposhtur koronavirusin.
“Po e nisim ditën me një superlajm! Eridon Qardaku ka kryer edhe tamponin e tretë duke u konfirmuar si negativ, ku tashmë do t’i rikthehet jetës normale! Forca Eridon Qardaku, forca Bylis”, shkruan ekipi i Bylis.
Kujtojmë se infektimi i lojtarit shkodran, bëri që të vihej në pikëpyetje ecuria e kampionatit.
g.kosovari