Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 7,458,921 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 419,020.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 115,130 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 41,128, Brazili me 39,797 viktima Italia me 34,114, Franca me 29,319 dhe Spanja me 27,136.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Në Shqipëri janë shënuar 34 viktima dhe janë infektuar 1,341 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 3,536,686 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,2 milionë raste aktive që nga fillimi i pandemisë që shpërtheu në Kinë.
g.kosovari