Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka deklaruar se do të zotohet deri në fund për të realizuar kërkesat e opozitës së re për ndryshim sistemi dhe lista të hapura.
Hajdari gjithashtu shtoi se Rama përtej marrënies së ngushtë me Bashën duhet të reflektojë dhe të shikojë kërkesat e opozitës parlamentare.
“Ai u njoh shumë mirë me kërkesat tona, e kupton shumë mirë problematikën. Nuk ka pasur konsensus lidhur me ndryshimin e sistemit. Ne kërkojmë lista të hapur, nuk ka shqiptar që nuk e do ndryshimin e sistemit. Ne do të luftojmë për këtë betejë.Është e pamundur që shqiptarët të shkojnë e të votojnë sërish për siglat e partive. Rama e ka kuptuar këtë.
Unë e kuptoj marrëdhënien e ngushtë të Ramës me Bashën, por Rama duhet të reflektojë dhe të shikojë kërkesat e opozitës parlamentare. Marrëveshja ishte tjetër gjë, riktheu PD dhe LSI, dhe kjo ishte shumë e mirë. Por ne duam të hapim listat. Ka ardhur koha për ta bërë këtë ndryshim. Nuk mundet absolutisht t’i mbyllet dera opozitës parlamentare, zotohem se do t’i shkoj deri në fund betejës”, u shpreh Hajdari.
/e.rr