Deputetja dhe bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka thënë para Kryesisë së Kuvendit se topi tashmë është në dorën e Ramës.
Rudina Hajdari tha se ai duhet të mbajë premtimin që pas marrëveshjes do të shihet ndryshimi i sistemit zgjedhor.
‘’Ia dhamë këtë mundësi Bashës për të ardhur dhe për tu rifutur në sistem. Kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. Tani topi është në dorën e Edi Ramës. Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhor me vota të blera. Ky është shansi për PS.
Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin. Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore.‘’- tha Hajdari.
/a.r