Sot pranë gjykatës së Tiranës u zhvillua seanca e parë për çështjen “Kajmaku”. Avokati i Agim Kajmakut, Isuf Shehu depozitoi në sekretarinë e gjykatës kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Shefkie Demiraj, shkruan BalkanWeb
Në kërkesë përmendet se ka indicie që Demiraj është në proces Vettingu, proces ky që kryesohet nga Pamela Qirko (Balluku) motra e Belinda Balluku, e cila sipas mediave është kundërshtare politike e ish-kryebashkiakut të Vorës.
Nga ana e avokatit, ky fakt përpërbën një shkak të rëndësishëm anshmërie, që parashikohet në nenin 17, pika “ë”, i Kodit të Procedurës Penale.
/a.r