Transporti publik ka protestuar sot para Ministrisë së Transportit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Ky sektor për 3 muaj me radhë nga pandemia ndodhet në vështirësi dhe rikthimi në 15 qershor pritet të jetë sërish me probleme pasi kërkohet respektimi i masave higjieno-sanitare duke përfshirë shërbimin për një numër të vogël qytetarësh.
Shoqatat e Transportit kërkuan të hiqet akciza e naftës dhe taksave për karburantin si dhe të ulet TVSH-ja në masën 2%.
Ndërkohë ata improvizuan një udhëtim me urban në bazë të kushteve të reja të detyrueshme dhe sipas tyre, është e pamundur të zbatohen protokollet e sigurisë dhe distanca.
/e.rr