Një paciente e shtruar në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë për shkak të insuficiencës multiorganore, ndërsa ishte dhe asimptomatike me COVID-19.
Në fillim në media u tha se vdekja e 81 vjeçares ishte vitkima e 35 në Shqipëri nga COVID-19, por Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar opinionin publik për ndërrimin e jetës së pacientes.
Në një reagim zyrtar Ministria e Shëndetësisë pohoi se 81-vjeçarja nuk ka vdekje nga COVID-19, pasi ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve
“Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.
81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
/e.rr