Deputeti Lefter Maliqi në një prononcim për mediat deklaroi se do t’a votonte marrëveshjen e Reformës Zgjedhore duke dal kështu kundër rrymës së opozitës parlamentare. Në fjalën e tij ndër të tjera Maliqi u shpreh se Rama do të humbasë në zgjedhje si me sistemin me lista të hapura apo dhe aktualin.
Lefter Maliqi: Edi Rama ecën me parimin përça e sundo. Ka përçarë mediat dhe shqiptarët. Unë dua t’ju them se Rama nuk do që marrëveshja për zgjedhjet nuk do të kalojë. Opozita ka votuar në bllok të gjitha ligjet që janë të paligjshme. Ambasadorja amerikane të shikojë hipokrizinë e Ramës. Ambasadorja të shohë prapaskenat e Ramës. Unë nuk pyes për kërcënimet e tij. Pas Bashës, tashmë topi i ka kaluar Ramës. Rama ka votuar antikushtetuese.
Jam për zgjedhje të menjëhershme, sepse populli është në krim e drogë, i ka ikur koha Edi Ramës. Të njëjtën gjë që thotë Sali Berisha, por Berisha së paku bëri rrugë. Rama ka marrë fund. Nuk fiton Rilindja, nuk fiton opozita e përbashkët. Rama gënjeu për gjithçka. Rriti taksat, kriminalizoi vendin, do të shesë Damianin. Ambasadorja amerikane dhe ndërkombëtarët këtu në Tiranë të shikojnë fytyrën e Edi Ramës, që bën disa batuta, por njerëzit duan ekonomi. Rama do të mbajë reformën të bllokuar. Nuk kam frikë nga zgjedhjet. Për interesat e vendit, duhet të kalojmë në zgjedhje. Rama nuk fiton dot më. Ai e di që është i humbur dhe po bën edhe këtë lojën e fundit me këtë opozitën e re. Edi Rama nuk fiton dot ndaj opozitës së bashkuar. Rama do të përçajë opozitën, por nuk do ta bëjë dot.
/e.rr