Mblidhet Task Forca për Turizmin. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe ai i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj kanë mbledhur të gjithë kryebashkiakët dhe prefektët për t’u prezantuar planin e masave për për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Në fjalën e tij, Klosi ka bërë thirrje se me rëndësi është sigura e qytetarëve duke kërkuar kujdes të veçantë me higjenën për të shmangur ndonjë përhapje të pandemisë. Gjithashtu ai dha lajmin se të premtën në Shqipëri ulet avioni i parë me turistë.
“Abuzimi nuk duhet të lejohet. Shpesojmë që të kemi një sezon normal dhe duke theksuar rëndësinë që ka për ekonominë pas koronavirusit. Ju kërkoj vëmendje në detyrat tuaja. Janë të gjitha problemet e vitit të kaluar, shtuar dhe ato të pandemisë. Të ngremë piketat për problematikat. Të premten fillojnë të vijnë charterat e parë me turistë. Janë shumë pak në krahasim me vitin e shtuar, por është detyra jonë që ta rigjenerojmë. Ju kërkoj që ku vit të jetë i rakorduar”, tha Klosi në fjalën e tij.
g.kosovari