Nëntë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë me koronavirs në Shkodër.
Nga 37 tamponët e bërë një ditë më parë, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Bëhet me dije se dy nga rastet e reja janë personel nga Poliklinika, një nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore dhe pjesa tjera janë kontakte të rasteve të mëparshme.
Deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Shkodër është 149 persona.
Pas shkodrës Kruja këtë të mërkurë rikthehet sërish në hartën e të prekurve me koronavirus. Burime për Abc News bëjnë me dije se dy raste të reja janë konfirmuar në këtë qytet.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 14 testime të kryera në Krujë janë konfirmuar poziviv, dy raste të reja të cilët janë kontakte me të infektuarit e mëparshëm.
g.kosovari