Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar 7,323,891 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 413,733.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 114,148 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 40,833, Brazili me 38,497 viktima Italia me 34,043, Franca me 29,296 dhe Spanja me 27,136.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Në Shqipëri janë shënuar 34 viktima dhe janë infektuar 1,299 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 3,536,686 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,2 milion raste aktive që presin të shërohen.
g.kosovari