Pas shtimit te madh ter asteve te reja te te prekurve me koronavirus ne vendin tone, specialistet terheqin vemendjen per te gjithe qytetaret, duke u kujtuar atyre se “Situata e Covid 19 është përkeqësuar”.
Vetem sot kemi 36 raste ku 27 raste i përkasin Tiranës. “Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës”- ka thene Silva Bino, gjate deklarates se sotme te Ministrise se Shendetesise, per te rejat e fundit lidhur me koronavirusin ne vend.
Sipas saj, “të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam”.
g.kosovari