Një ditë pas atentatit me armë zjarri, nga i cili shpetoi mrekullisht, Ardian Çapja ka dhene nje deshmi te shkurter nga ambientet e spitalit për hetuesit e çështjes.
Ashtu si edhe fill pas ngjarjes, ne spitalin e Elbasanit, ai ka mohuar te jete qelluar me arme zjarri, version qe dha edhe familja e Capjas, e pyetur per atentatit ndaj tij.
55-vjeçari ka mohuar se ishte qëlluar me armë, ndërsa theksoi se askush nuk mund ta vriste në shtëpinë e tij.
“Jam rrëzuar në banesë. Në shpatull më ka hyrë një hekur, në momentin që jam rrëzuar. Nuk jam plagosur me armë. S’më vret njeri në shtëpinë time”, mësohet të jetë shprehur Çapja për policinë, teksa ka qenë i vetëdijshëm, raporton ‘News 24″.
Mengjesin e sotem, policia ka bere shoqerimin e rreth 20 personave si dhe ka sekuestruar kamerat e sigruise ne zone, ne tentative per te hedhur drite rreth ngjarjes dhe zbulimit te autoreve te atentatit.
Ne makinen e djegur, qe u gjet nje dite me pare, e qe dyshohet se ishte perdorur nga autoret u gjet snajper, nderkohe qe targat ishin te vjedhura.
g.kosovari