Ish-Presidenti Bujar Nishani në studion e“ABC News” ka folur për sfidat dhe besueshmërinë e opozitës.
Nishani gjatë intervistës tha se Reforma në Drejtësi mbetet kryesore, por sot besimi i humbur i qytetarëve sipas tij tregon edhe gjendjen në sistemin e drejtësisë.
“Politika ka edhe dështime, projekton një platformë të caktuar dhe dështon. Edhe për momentet kur kanë pasur dështime, nuk mund të themi se duhet të kemi frikë.
Çështja nuk është vetëm te zoti Basha. Opozita duhet të flasë hapur me njerëzit, duhet të largohet nga metafora.
Opozita sot për të krijuar besimin qytetar duhet të jetë çdo ditë te qytetari. Në kuptimin e platformës. Qytetarët duan të dinë përse sistemi shëndetësor do të ndryshojë.
Ka disa çështje të cilat janë të ndjeshme. Ne kemi probleme të mëdha me rininë. Janë disa çështje fondamentale lehtësisht të komunikueshme”, u shpreh Nishani.
Sa i përket kryeministrit Rama, ish-presidenti u shpreh se pikat e tij të forta nuk janë më surprizuese.
“Mosndëshkueshmëria është kthyer në kulturë dhe kjo ka dhënë garanci për të mos pasur frikë nga ligji.
Për fatin e keq Policia e Shtetit sot ka mbërritur në atë farë derexheje ku sot janë të tulatur. Sot janë kthyer në një mekanizëm të shantazhit. Sot ka një çështje pozitive, ka një reagim nga qytetarët”, tha Nishani.
Më tej Nishani theksoi se Reforma në Drejtësi janë bërë disa hapa të cilat kanë larguar qytetarin duke e bërë të mos ketë besim te drejtësia.
“Ata që dizenjuan sistemin e drejtësisë, kanë projektuar të ardhmen e tyre individuale. Do të duhet një korrigjim themelor që kërkon një vullnet politik pa krijuar kosto të mëdha”, tha ndër të tjera Nishani.
Sakaq ai shtoi se qarkullimi i elitave është një përcaktim kohor. Ne kemi nevojë për të ushtrojmë sa më shumë demokraci.
Eshte e vertet cdo fjale e shkruar Respekte!