Pëson një rritje të lehtë bilanci ditor në Itali nga koronavirusi, krahasuar me një ditë më parë.
Emergjencat Civile raportojnë se 65 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, krahasuar me 53 që ishin një ditë më parë.
Një rritje të lehtë ka pësuar dhe numri i personave të infektuar të rinj të cilët gjatë 24 orëve të fundit mësohet të jenë 280, pjesa më e madhe e të cilëve në Lombardi.
Me përmirësimin e situatës nga pandemia e koronavirusit nga dita në ditë, tashmë Italia renditet në vendin e shtatë në botë përsa i përket numrit të të prekurve.