Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, një ditë pasi Parku Rinia u përmbyt si pasojë e reshjeve të shiut.
Ndërsa publikon foto të fëmijëve që luajnë, Veliaj shprehet se Tiranës i kthehet sërish Parku. Veliaj shton se “mund të organizohet gjithë helmi i botës, por kryeqyteti nuk kthehet më pas në batërdinë e 2015”.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Postimi i Erjon Veliajt:
“Tirana sërish në Park. Mund të organizojnë gjithë helmin e botës, por TR nuk kthehet më pas në batërdinë e 2015! Shi do bjerë e do kullojë! Tërmete do ketë e do rindërtojmë.
Viruse do vijnë e do i mundim! Për fat ky qytet po rrit një brez pa lidhje me urrejtjen e dhunën.
/a.r