Një gomone me dy shqiptarë që transportonin një sasi të konsiderueshme marijuane, u kap në brigjet e San Kataldos, në Leçe të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se vlera e drogës arrin deri në 3 milionë euro.
Në operacionin e Guardia di Financa u arrestuan dy skafistët shqiptarë që transportonin me rreth 3 kuintalë marijuanë dhe 10 kilogramë hashash.
Gomonia, rreth 6 metra e gjatë, u pikas teksa i afrohej me shpejtësi brigjeve italiane gjatë natës dhe pas një ndjekjeje të shkurtër u bllokua nga autoritetet italiane.