Rezart Taçi mbush sot 49 vjeç. Manjanti shqiptar i naftes, themeluesi i Taci Oil është rikthyer në qendër të vëmendjes për disa thashetheme mbi nje depozite prej 362 milion euro në një bankë në Singapor. Historia e tij e denjë për një roman pati fillesat e saj ne Novi Ligure. Shumëkush e mban mend kamerierin “Rezi” në picerine Cavour midis 1991 dhe 1996. Nje djale i turpshem, i sjellshem, shume preciz qe do te behej vite me vone nje nga personazhet me te rendesishem te sipermarrjes boterore. Aktualisht ndodhet ne Belgjike per te zhvilluar bizneset e tij.
“Kam mbërritur në Itali në 1991 nga Shqipëria me një anije të madhe te quajtur” Panama”- kujton Taçi -. Mijëra njerez largoheshin nga nje regjim qe ishte ne ditet e fundit te tij. Zbrita në Brindisi në moshën 19 vjeç. Me pas qendrova ne nje kazermë te Astit. Falë një prifti gjeta punë në një piceri te Astit, prone e nipit të Z. Enzo dhe Giovanni Francese. Keta te fundit, akoma sot, menaxhojne një piceri në Novi Ligure. Degjova qe kerkonin nje kamarier dhe u paraqita. Qendrova ne ate qytet per rreth 5 vjet. Fillova studimet ne universitetin e juridikut ne Aleksandri dhe me pas ate te inxhineri mekanike ne Torino. Kjo fale edhe mbeshtetjes morale te njerezve si Enzo, Giovanni, Giuseppe, Roberto, Luciano kujtimin e te cileve e ruaj akoma ne zemer”.
“Por ne mesdhetarët jemi të lidhur me vendlindjen: U ktheva në Shqipëri për t’ju bashkuar nje shoqerie italiane nafte dhe beme studime të tregut në sektorin e hidrokarbureve. Me pas, per te njejten kompani, krijova, ne vendet e ballkanit, nje Joint Venture. Me tej punova per nje shoqeri shqiptare ne fushen e hidrokarbureve por nuk qe e lehte te punoje ne nje treg ku rregullat nuk ishin akoma te shkruara. Mora drejtimin e kësaj kompanie dhe vazhdova i vetëm “.
Taçi ka qenë tatimpaguesi me i madh i vendit të tij për vite me radhe. Nga politika ai kurrë nuk është tunduar, “por unë e respektoj Berishën, Meten, Ramën, Bashen, Kryemadhin, Veliajn- thotë ai – dhe të tjerët që i kanë kushtuar jetën e tyre menaxhimit të një shteti që ka dalë nga gjysmë shekulli diktaturë”.
Babai Mustafa ka pasur gjithmonë një pasion për futbollin dhe së bashku blene klubin e futbollit të vendit të tyre të origjinës prej 2-3 mijë banorësh, duke arritur ta çojnë atë në Serinë A shqiptare dhe duke i bërë të luajnë ndeshje miqësore me Milanin dhe Real Madrid.
Shoku i Silvio Berlusconit, me Taçi Oil, ai gjithashtu sponsorizoi Milanin në 2011 dhe tentoi aventurën si president i Parma-s në Dhjetor 2014: blerja do te kryhej nepermjet kompanise Dastraso Holding Limited por situata e kompanisë jo fort e shendetshme coi ne shkurt ne cedimin e kesaj shoqerie dhe ne mars Parma deshton.
Një shahist fin, ka qene President i Federates Shqiptare te Shahut. Krijoi raporte me Berluskonin por edhe me Gorbacov, familjet Blair dhe Biden.
Po kjo pasuri super milionerësh që gjendet në Singapor i korrespondon te vertetes? “Nuk flas me qejf per parate- pergjigjet ai – por nëse ato para do të ishin vërtetë të miat, do të isha i lumtur qe t’i investoja per atdheun tim dhe per vendin qe me adoptoi, Italine, vecanerisht Novin”.
Taçi ka shprehur shpesh dëshirën për t’u rikthyer në Novi për të investuar. Dhe në një moment kritik si ky, nuk do të ishte gje e vogel. Po në cilin sektor? “Siç thashë, kam mirënjohjen më të madhe për Novin, qytetin ku kultivoj miqësi të mëdha. Aty jetojnë akoma Enzo dhe Giovanni, të vetmit punedhenes që kam pasur në jetë. Ata më mësuan punen dhe fitova shume nga aspekti njerezor. E shikoj Novin si vendin e miqve dhe kam me shume interesa personale sesa materiale. Mund të them se po studioj me këshilltarët e mi disa kompani vendase, ndoshta edhe në fushën e energjisë, sektorin ku veproj. Do të doja ta ndihmoja ekonominë lokale, por nuk mund të zbuloj detaje sepse kemi nje “Pakt Sekreti”. Kur të mundem do t’ju informoj. Do te doja te kthehesha e te kujtohesha gjithmone si nje kamarier i mire. Fatkeqësisht, Giovanni nuk me promovoi kurre ne pozicionin e tij, ate te picaiolit»