Punimet për stadiumin e ri të Partizani po vijojnë me ritme të larta, në mënyrë që të jetë gati për sezonin e ri.
Ndeshja e parë e kampionatit të ri pritet të zhvillohet pikërisht në impiantin modern që klubi i kuq po ndërton në Tiranë.
Stadiumi i ri i kampionëve të Shqipërisë do të ketë një kapacitet deri në 5 mijë vende.
Në të do të përfshihen të gjitha shërbimet e kërkuara nga UEFA për të licencuar stadiumin, ndërsa po respektohet me rigorozitet parametrat e duhur për hapësirat.
Me këto standarde, ky stadium i lejon të kuqtë që të luajnë edhe ndeshjet në Europë deri në fazën e grupeve. (TemA)