Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit që njerëzimi kalon. Paralajmërimin e bëjnë shkencëtarët të cilët theksojnë se ne kemi krijuar një “situatë perfekte” që sëmundje të ndryshme të kalojnë nga kafshët e egra tek njerëzit.
Kambanës së alarmit kësaj radhe i kanë rënë ekspertët globalë të shëndetit, të cilët studiojnë se si dhe ku shfaqen sëmundje të reja.
Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ata tani kanë zhvilluar një sistem të njohjes së modelit që parashikon se cilat sëmundje në jetën e egër paraqesin më shumë rrezik për njerëzit.
Kjo qasje udhëhiqet nga shkencëtarët në Universitetin e Liverpool, në Mbretërinë e Bashkuar, por është pjesë edhe një përpjekje globale për të zhvilluar mënyra për t’u përgatitur më mirë për pandemi apo epidemi të ardhshme.
“Në 20 vitet e fundit, ne kemi pasur gjashtë kërcënime domethënëse – Sars, Mers, Ebola, gripi i shpendëve dhe gripi i derrit”, tha Prof Matthew Baylis nga Universiteti i Liverpool për BBC News. “Ne ju shmangëm pesë plumbave, por i gjashti na kapi.”
“Dhe kjo nuk është pandemia e fundit me të cilën do të përballemi, kështu që ne duhet të shohim më nga afër sëmundjen e botës së egër,” përfundoi ai. (abcnews)
/e.rr