Në orën 18:00 Këshilli Politik do të mblidhet sërish.
Një ditë pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, palët do të nisin punën për përshtatjen e draftit në shqip. Teksti i marrëveshjes u formula nga ndërkombëtarët në gjuhën angleze që tregon edhe rolin e tyre përcaktues në këto negociata, ku në fund pas dakordësisë palët hodhën firmën.
Mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ku deri tani janë paraqitur përfaqësuesit e PD/LSI, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili dhe përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri. Pritet ende të mbërrijë Rudina Hajdari.
/e.rr