“Çmenden” burrat në Tiranë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë arrestuar tre të dyshuar për dhunë në familje.
Efektivët e komisariatit Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të N.B., 44 vjeç, banues në Tiranë.
I ndaluari akuzohet se në mënyrë sistematike ka keqtrajtuar fëmijën e tij të mitur, si dhe ka kanosur dhe përndjekur ish-bashkëshorten, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frikë asaj dhe familjarëve.
Efektivët e të njëjtit komisariat arrestuan nën akuzën e “Dhunës në familje” E. Sh., 27 vjeç.
I riu akuzohet në rrugën “Shaban Bardhoshi”, në banesë, ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Ndërkohë nga uniformat blu të komisariatit Nr. 3, u bë arrestimin në flagrancë i A. K., 25 vjeç. I dyshuari akuzohet se në rrugën “Myftar Gërbolli”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
/a.r