Një operacion i policisë së Durrësit i koduar “Çiklisti” ka vënë në pranga një person të skeduar për vjedhje, i dyshuar për së paku 21 vjedhje biçikletash, gjatë muajve të fundit në qytetin bregdetar.
I arrestuari është M. M., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
I riu akuzohet se më 4 qershor, në lagjen nr. 1, Durrës, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D., dhe pas ndjekjes nga policia, u kap në flagrancë në lagjen nr. 17, Durrës.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 31-vjeçari ka kryer edhe 21 vjedhje të biçikletave gjatë muajve të fundit në Durrës, konkretisht:
-Gjatë muajit shkurt 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve E. L., dhe E. V.;
-Gjatë muajit mars 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit I. B.;
-Gjatë muajit prill 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve D. Sh., M. Sh., R. S., S. H., H. C. dhe Z. A.;
-Gjatë muajit maj 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve A. G., J. B, B. D., O. Gj., B. N., G. K., I. Xh., V. K., M. Xh., L. D., P. K.;
-Më datë 3 qershor dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit D. Q.;
Për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë i përfshirë, në ngarkim të tuij materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit.
/a.r