Rastet e dhunës nga fëmijët janë mjaftë të përhapura nëpër botë, ku në shumë raste dadot, ekuatoret apo kushdo qoftë që kujdeset për ta ushtrojnë dhunë fizike ndaj tyre.
Një rast i fundit është rregjistruar në Ukrainë ku përmes një videoje të bërë virale në mediat e huaja shihet se edukatorja i vendos jastëkun në fytyrë 1-vjeçares.
Në ngjarje e tillë ka përfunduar në tragjedi, pasi nga forca që edukatorja ushtron mbi të me jastëk në fytyrë, duke bërë që vajza një vjeçare të ndërrojë jetë nga të vjellat.
Tashmë edukatorja që ka kryer këtë krim, 51-vjeçarja Irina Sukhanova është ndaluar nga policia në Zaporizhia, në jug-lindje të Ukrainës, me akuzën e vrasjes, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit.
Mësohet se kujdestarja ka dashur të ndaloje së qari 1-vjeçaren, Alesyan, e cila qante në ditën e parë të provës në çerdhen private, pasi u kafshua nga një fëmijë tjetër. Por në vend që të qetësonte situatën e tensionuar ajo shkaktoi një tragjedi.