lir Meta ka dalë në një komunikim me gazetarët për qëndrimin e tij në lidhje me çështjet e aktualitetit politik.
Presidenti shprehet se opozita ka hequr dorë nga qeveria tranzitore.
“Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk e shoh të arsyeshme që të bëhem, apeloj për konsensus sa më të shpejtë, është detyrim për qytetarët shqiptarë që të kenë sa më shumë siguri që vota e tyre do të jetë e lirë dhe e barabartë.
Është detyrim ndaj procesit të integrimit, data 8 qershor është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që të arrihet sot, nesër apo ditët e ardhshme, që KE të shënojë një rezultat pozitiv.
Duket se ka një progres, dhe duket se cështja ka mbetur për mirëbesim te disa aspekte dhe elementë që kurrësesi nuk duhet të rrezikojnë konsensusin.
Opozita nuk ka vendosur si kusht një qeveri tranzitore dhe mendoj se mospasja e një kushti të tillë e bën konsensusin të mundshëm. Shpresoj që të kemi një lajm pozitiv sa më shpejt”, shprehet Meta.
/a.r