Një 29-vjeçar në Korçë është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. I riu me iniciale M.A. po udhëtonte me automjetin e tij “Volkswagen Touareg”.
Kur pa se po ndiqej nga forcat operacione të policisë, hodhi në një kosh mbeturinash pistoletën që posedonte pa leje. Pistoleta tip “Glock” me 7 fishekë u gjet dhe u sekuestrua.
29-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje. Ai është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër pronës dhe sigurisë publike.
/a.r