Shtyhet për të 10-ën herë seanca gjyqësore ndaj Arbër Çekajt, Donaldo Lushajnt dhe Armando Pezakut. Shkak i shtyrjes së seancës së sotme është bërë mungesa e avokatëve të Arbër Çekajt.
Sakaq në seancën e sotme avokati i Pezakut, Ardian Visha kërkoi veçimin e çështjes, por kjo kërkesë iu refuzua nga gjykata. Visha tha se gati konkluzionet për klientët e tij që prej 26 dhjetorit, por nuk e kupton pse seancat e gjyqësore po shtyhen.
Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet, por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij. Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.
Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, për të cilët Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 dhe 14 vite burg. Nëse pranohet kërkesa për ‘gjykim të shkurtuar’ Çekaj do të vuajë 14 vite brg burg, ndërsa Pezaku dhe Lushaj, përkatësisht 8.8 vite dhe 10.8 vite burg.
g.kosovari