Një 33-vjeçar, me inicialet E.Zh., është gjetur i vdekur në banesën e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Korçë dhe 33-vjeçari është gjetur pa shenja jete në apartamentin ku jetonte.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës së mjeko-ligjorëve.
g.kosovari