Në Barcelonë të Spanjës, stafi mjekësor ka vendosur që të nxjerrë për shëtitje në bregdet pacientët e prekur me koronavirus.
Kjo shëtitje është konsideruar si pjesë e terapisë për shërimin e plotë të tyre.
Stafet mjekësore të Hospital del Mar janë fotografuar duke çuar pacientët në plazh.
Në Spanjë janë konfirmuar deri tani 240 mijë e 326 raste me koronavirus, dhe 27 mijë e 128 viktima.
Gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë është zgjatur deri në datën 21 qershor. Së bashku me Italinë janë dy vendet europiane më të prekura nga pandemia.
g.kosovari