Deputeti Halit Valteri ka kërkuar përfshirjen e opozitës parlamentare në diskutimet për reformën zgjedhore.
Për “Report Tv”, Valteri është shprehur, se grupi demokrat është i vendosur të mos votojë reformën, nëse nuk vendoset për lista të hapura dhe nëse nuk miratohen të gjitha rekomandimet e OSBE. Më tej ai ka zbuluar se edhe 10 deputetë të PS, kërkojnë lista të hapura.
“Nëse të huajt duan të bëjnë reformë, me këta tre zotërinjtë….ne kur vjen puna e ndryshimit të sistemit jemi bashkë.Kim dhe Soreca të ulen me ata që do u japin votat dhe jo me ata që nuk kanë asnjë votë. Hapja e listave është kusht i panegociueshëm.
Grupi parlamentar demokrat është 100% në këtë qëndrim. Votat janë në parlament jo te bregu i Lanës. Opozita nuk voton reformën nëse nuk hapen listat. 10 deputetë nga shumica më kanë shprehur mbështetjen për lista të hapura”, u shpreh Valteri.
Gjatë ditës së sotme, opozita parlamentare i dërgoi letër amabasadorëve Kim dhe Soreca, duke kërkuar përfshirjen në dialogun për reformën zgjedhore.
Ata janë shprehur, se ndihen të ofenduar dhe diskriminuar që janë lënë jashtë, ndërsa shtuan se nuk do ta votojnë reformën, nëse nuk bëhen pjesë e debatit.
/a.r