Autoritetet policore italiane në territorin e provincës së Breshias kanë shkatërruar një bandë kriminale me aktivitet në trafikun e prostitucionit.
Nën urdhër arresti janë vënë 9 persona, 5 prej të cilëve të shpallur në kërkim.
Në pranga është vënë kreu i kësaj bande shqiptarja Liljana Shoshari, 35 vjeçe, banuese në komunë Rezzato në provincën e Breshas, shoferi i saj 61-vjeçari italian me origjinë kalabreze Ludovico Raffa, shqiptari 27-vjeçar Emiljano Osmani me detyrën e kontrollit të vajzave prostituta në rrugë e shtetasja rumune Ionica Paun.
Ata akuzohen për trafik e shfrytëzim prostitucioni, grabitje e trafik lëndësh narkotike.
Hetimet e këtij operacioni i koduar “Telepass” kanë nisur katër vite më parë e kanë zbardhur aktivitetit kriminal të kësaj bande që shfrytëzonte vajza të ardhura kryesisht nga Evropa Lindore.
5 anëtarët e tjerë të bandës janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
/e.rr