Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në papafingon e një shtëpie 4-katëshe në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënder Luarasi”, ku për momentin nuk flitet për të lënduar në njerëz.
Krahas banorëve të vilës, janë evakuuar edhe ata të banesave që ndodhen aty pranë.
Në vendngjarje aktualisht ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Burime kanë bërë me dije se kjo banesë shërben edhe si kopësht privat, por nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia.
Grupi hetimor dhe Shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
/a.r