Pronari i një biznesi në Shijak është gjobitur dhe po procedohet në gjendje të lirë.
Ai u zbulua teksa derdhte mbetjet e produkteve që përpunonte në ambiente të hapura, duke shkaktuar ndotje në mjedis.
Punishtja e qumështit që shkaktonte ndotje u konstatua në Gjepalaj, të Shijakut, ndërsa i proceduari është shtetasi D.M., 33 vjeç, banues në Krujë.
IKMT e ka gjobitur me 2 milion lekë të rinj ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Ndërtim pa leje”. Nuk dihet se prej sa kohësh ky person derdhte mbetje në zonë.