Kryeministri Edi Rama, i pranishem sot ne prezantimin qe iu be projektit te Hidrocentralit të Skavicës, theksoi se “Pas më shumë se gjysmë shekulli si ëndërr në sirtarin e qeverive shqiptare, projekti i Hidrocentralit të Skavicës, hyn në rrugën e realizimit”.
Kryeministri ka deklaruar gjate fjales se mbajtur ne kete ceremoni, se ‘Qeveria jonë do ta ndërtojë me financim 100% shtetëror këtë vepër strategjike për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit”.
“Ne e kthyem Skavicen ne tavoline dhe ne 2017, ne Samitin e Trestes, HEC i Skavices u miratua si nje nga projektet prioritare te procesit te Berlinit”- tha Rama, duke shtuar se “garantohet jo thjesht financimi i studimit, por cilesia e tij”.
Sipas Rames, “hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike (kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore) dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit”.
Kryeministri theksoi se “me nisjen sot zyrtarisht të procedurave, Kantieri i Madh i Skavicës hapet vitin e ardhshëm”.
“Me kujtohet shume viteve me pare nje nga inxhinieret e njohur te energjise ne vend me pat thene qe kaskada e Drinit pa Skavicen eshte si nje tufe delesh pa bariun dhe pikerisht edhe per faktin se Skavica ka nje rol vendimtar ne menaxhimin e gjithe burimit te energjise duke parandaluar permbytjet kur ndodhin shkarkimet masiove si rezultat i mbingarkeses se reshjeve, meriton kete perkufizim”- tha ai.
g.kosovari