Një ngjarje re rëndë është zbuluar një ditë më parë nga Policia e Tiranës. Një 65-vjeçar i identiikuar si Abaz Doku, që punonte roje në një shkollë akuzohet se ka abuzuar seksualisht një 15- vjeçare.
Doku tashmë ndodhet i arrestuar nën akuzën e “dhunës seksuale me të mitur”.
Burime bëjnë me dije se ngacmimet dhe përndjekjet ndaj të miturës kishin nisur një vit më parë, kur ajo ishte në klasë të 8-të.
Përveç 65 vjeçarit, në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të cilët nëpërmjet shantazhit me video kishin arritur të kryenin marrëdhënie me vajzën.