Italia konfirmon 75 jetë të humbura nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
33 prej viktimave gjatë orëve të fundit u regjistruan në rajonin e Lombardisë.
Pas konfirmimit të rasteve të reja numri total i viktimave nga Covid-19 në Itali, shkon në 33.415.
Gjithashtu sot u raportuan 355 raste të reja infektimi.
Numri i pacientëve në kujdes intensiv vijon të pësojë rënie, ku kanë mbetur vetëm 435 pacientë.