Lideri i opozites Lulzim Basha ka akuzuar qeverine se deshtoi te menaxhonte krizen ekonomike te shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Gjate nje takimi me drejtuesit e Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Basha theksoi se kryeministri Edi Rama ne vend qe te ndihmonte qytetaret dhe bizneset ne kete periudhe te veshtire, zgjodhi te shpenzoje parate e shtetit per nje grusht oligarkesh.
Por ndersa kryetari i PD Basha sipas njoftimit te Partise Demokratike foli per parate qe marrin oligarket, nje prej biznesmeneve te pranishem ne kete takim, Nikolin Jaka, ka marre dhjetera tendera vecanerisht ne sektorin e shendetesise.
Bashkeshortja e Nikolin Jakes si pronare e vetme e kompanive AGS SHPK dhe SORI-AL ka fituar gjate viteve te fundit 51 tendera duke i marre buxhetit te shtetit 12 milione euro.
Kompania që ka thyer rekord është SORI-AL qe ka fituar plot 42 tendera.
Nga ana tjetër, kompania tjetër, AGS SHPK, ka fituar 9 tendera në total. Përkatësisht 3 në pushtetin lokal, duke kapur shifrën mbi 1 miliardë lekë të vjetra, ndërsa në sektorin e shëndetëtësisë kanë fituar 6 tendera me vlerë mbi 3 miliardë lekë.
Në këto tendera, zonja Tafani ka ofruar shërbimet e kompanive të saj për ushqim në spitalet e vendit si dhe shërbimin e lavanderisë. Kujtojmë se një skandal me këto tendera ishte ai i larjes së çarçafeve ku për 42 ditë i kanë marrë QSUT mbi 300 milionë lekë, ose ushqimi i ofruar për pacientët, të cilët vetë e kanë denoncuar si skandaloz në rrjetet sociale.
Klientët më të mëdhenj të këtyre dy kompanive janë pikërisht Bashkia e Tiranës, QSUT, Spitali i Traumës, por edhe spitalet rajonale si ai i Beratit, Vlorës, materniteti Mbretëresha Geraldinë etj.
VizionPlus
Imagjinoni kush eshte lylzim basha,jam I bindur qe ai akoma nuk e din se jemi ne shek xxi ne vitin 2020,nji fakt eshte per lylin e plakut 7 x 7 = 42.A ne mjerant presim nga lyli I plakt,ankohet per oligarket te k/oligarku,hajde lyl hajde.Fale plakut qe ju morte ato 230.000.000 ml euro,e se fundi shperblimin qe te beri edvin karapushti me 15.000.000 me pallatin qe tu prish me marrveshjen tuaj.Ju jen te urryerit e Kombit,ju skeni karakter,dinjiteti juaj eshte paraja,ju zente frymen.