Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Laçit, me një person të vdekur.
Ngjarja është lokalizuar në afërsi të rrugës Lezhë-Mamurras, fare afër me vendin ku sonte pranë një hoteli u vra një burrë dhe u plagosën dy të tjerë.
Nuk ka të dhëna momentalisht për emrin e të ndjerit dhe nuk është e qartë nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
/a.r