Rudina Hajdari pas mbledhjes u shpreh se palët nuk duan ndryshim sistemi dhe pse ajo propozoi një model të mbështetur nga SHBA dhe ndërkombëtarët me lista pjesërisht të hapura. Hajdari tha se nuk e kupton Bashën pse kërkon të mbajë këtë sistem që e kanë bërë Ramën perandor dhe të gjithëpushtetshëm.
“Nuk kuptoj pse PD nuk e përfaqën këtë ide të ndryshimit të sistemit, erdha për të gjetur një formulë kompromisi ta pranonin të gjitha palët. Sot propozova një formulë të mbështetur edhe nga ndërkombëtarët dhe nga SHBA dhe hap listën pjesërisht dhe këtë ma hodhën poshtë. PS e këto njerëz kanë kaq frikë për të hapur listat dhe t’i dhënë qytetarët mundësinë të zgjedhin kë duan. E kuptoj fare mirë Ramën që nuk do pasi është bërë i gjithëpushtetshëm me këtë sistem, por nuk kuptoj Lulzim Bashën pse e do këtë sistem që e ka bërë Ramën perandor. Se kuptoj pse Basha do ta mbajë Ramën perandor. Edhe pse qëndruar bashkë kundër këtij propozimi, sepse kanë frikë nga vota e qytetarit. Unë nuk dorëzohem pasi nga një anë kemi klasën e vjetër politike, nga një anë qytetarët që dune ndryshim sistemi dhe në parlament të futen ata që e meritojnë”, tha Hajdari.
/e.rr
Z Hajdari si mundesh mos ta kuptosh klyshin e plakut vicidolit,mose harro se ne 2008 plaku me edvin narkomanin kane bere marrveshje.Ne zgjedhjet e ardhme radha per te marr pushtetin eshte e klyshit plakut,kjo eshte e gjitha Z Hajdari.Po nuke krijuat nji parti te re,ose me mire me thene po nuk u kriju nji poli trete,qe tju thyejn qafen ktyre flliqsirave,sa te jemi gjalle do kete lul + edvin 8vjet ose me shum njeri e njejta gje edhe per tjetrin me bandit e tyre.Aftesia e plakut dhe e tjerve si plaku,eshte si ajo e turqve lufto percaje e sundo.Ne si popull jemi te pa zotet,frikacake e servil,shitemi per nji these miell te prishur,atehere cfare bejme ne asji gje pervec se leme te na vjedhin,plackisin e te na vrasin.Kta jane pasardhesit e babajt tyre dulle kriminelit,ne jemi te pa zotet ti largojme nga pushteti I grabitur prej tyre,vetem nese do te kemi fatin te na ndihmojne fuqite perendimore e SHBA.