Stadiumi Santiago Bernabeu duket se është kthyer në një kantier ndërtimi këtë të shtunë, ku duket se është transformuar nga brenda.
Shtëpia e Los Blancos po transformohet nga brenda ku fusha e lojës do të bëhet e çmontueshme në mënyrë që të zhvillohen dhe aktivitete të tjera sportive.
Nga pamjet e publikuara, duket se makinat e rënda i janë futur punës për transformimin e stadiumit në një arenë multifunksionale.
Ditën e djeshme klubi madrilen njoftoi se do t’i luajë ndeshjet e mbetura të sezonit në Estadio Alfredo Di Stefano, ndërkohë që Bernabeu pritet të jetë gati të hapë dyert për tifozët.
Ndeshja e fundit e zhvilluar në Bernabeu ishte El Clasico më 1 mars e cila përfundoi me rezultatin 2-0 për Real Madrid.
Kategoria e parë spanjolle do të rifillojë më datë 11 qershor ndërkohë që kategoria e dytë do të fillojë në muajin korrik.
/e.rr